AAK nominon Faruk Nurën kandidat për Vitinë
Prishtinë, 21 gusht - Faruk Nura, afarist i suksesshëm, ndër më të votuarit në zgjedhjet nacionale nga Komuna e Vitisë, ish pjesëtarë i stafit të Presidentit të ndjerë Rugova, sot është nominuar për kandidat i AAK-së, për kryetar komune në Viti.
Faruk Nura, ka qenë njëri prej aktivistëve të devotshëm të çështjës kombëtare, ndërkaq aktivitetin e tij politik deri vonë e ka zhvilluar nën siglën e LDK-së, dhe dy herë ka qenë kandidat për deputet i saj.
Duke i uruar mirëseardhje zotit Nura, Kryetari i AAK-së dhe i nominuar për Kryeministër, Ramush Haradinaj, shprehu shpresën se kandiadtura e zotit Nura, është një ofertë serioze për Vitinë dhe një shenjë e përkushtimit për një cilësin tjetër qeverisëse në këtë komunë.
Zoti Nura nga ana e tij, falëndëroi AAK-në dhe Haradinajn për besimin e dhënë dhe tha se do ta bëjë të pamundurën që këtë bësim ta kthejë në të mirë të qytetarëve të Vitisë.