AAK nominoi Hafir Hoxhën për kryetar të Komunës së Vitisë
Prishtinë, 28 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka nominuar sot Hafir Hoxha, kandidat të AAK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, për zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.
Vendimi për nominimin e z. Hoxha ka ardhur pas konsultimeve me Degën e AAK-së në Viti dhe me Këshillin Drejtues të AAK-së.
AAK është në vazhdën e nominimeve të kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë