AAK-NISMA përgatiten për 14 majin, mbajnë takim mobilizues
Prishtinë, 3 maj - Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovën do të mbajnë sot një tubimi mobilizues me strukturat e tyre para protestës së 14 majit.
Takimi do të mbahet në Sallën e Kuqe Pallati i Rinisë dhe Sportit, duke filluar nga ora 13:00.
Në takimin e mbajtur një javë më parë mes udhëheqësve të dy partive opozitare, janë dakorduar që protesta e thirrur për 14 maj të jetë paqësore dhe protestë civile.