AAK nis të hënën bisedimet me PDK për bashkëqeverisje
Prishtinë, 14 dhjetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të nisë të hënën bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bashkëqeverisje.
Edhe PDK-ja nuk e mohon e bisedimeve me Aleancën, por mohojnë se deri në këtë moment kanë biseduar për koalicionin e mundshëm, ndërsa theksojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë në ditët në vijim.
Në një prononcim për Zërin zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve.
Unë nuk kam informata se ka takime për këtë qëllim këto ditë. Kryeministri edhe si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës mund të zhvillojë takime të tilla, ka thënë Kuçi.
Ndërkaq analistët politik besojnë se fakti që ende nuk ka asgjë konkrete në raport me bashkëqeverisjen PDK-AAK, është tregues se krerët e këtyre partive nuk po arrijnë të bien në ujdi për ndarjen e pozitave.