18 Maj 2024

AAK nis procesin e brendshëm zgjedhor

Prishtinë, 16 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor, që do të përmbyllet më 15 prill të këtij viti, me Kuvendin VI Qendror Zgjedhor.

Ky proces zgjedhor përfshinë zgjedhjet në 34 degë, me mbi 900 nëndegë në mbarë vendin, ku do të përfshihen mbi 35.000 zgjedhës nga strukturat e AAK-së, të involvuar në procesin zgjedhor.

Kuvendi Qendror Zgjedhor i AAK-së do të ketë 415 delegatë, të zgjedhur me votën e strukturave të partisë, të cilët do t’i zgjedhin strukturat udhëheqëse të AAK-së, Këshillin Drejtues dhe Kryetarin.

I gjithë procesi i brendshëm zgjedhor, do të përcillet nga instancat që monitorojnë këto procese, që nga niveli lokal deri në atë qendror.

AAK sot do të informojë KQZ-në me vendimet e saj për Kuvendin e partisë dhe do të kërkojë vëzhgimin nga afër të këtij procesi zgjedhor.

Paraprakisht, Kryesia e AAK-së ka marrë këto vendime:

-      20 dhjetor 2012, vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme;

-      10 janar 2013, vendimin për emërimin e Grupit koordinues të zgjedhjeve.

Kryesia e AAK-së, gjithashtu, ka miratuar Rregulloren e procesit të brendshëm zgjedhor, që buron nga Statuti i partisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)