AAK nis peticionin qytetar për shkarkimin e Qeverisë
Prishtinë, 4 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar sot nënshkrimin e një peticioni për shkarkimin e Qeverisë. Ky peticion do të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim nga qytetarët në të gjitha qendrat e Kosovës.
Në prezantimin e kësaj iniciative, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se, përmes peticionit qytetar ne synojmë shkarkimin e qeverisë.
Edhe sot ju bëjë thirrje të gjitha partive politike që të shqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin mocionin për shkarkim të qeverisë.
Më poshtë keni edhe tekstin e plotë të peticionit:
PETICION QYTETAR
Qeveria e Kosovës ka humbur shumicën e nevojshme parlamentare për të qeverisur.
Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është duke u përkeqësuar në vazhdimësi.
Papunësia po rritet.
Korrupsioni nuk po ndalet.
Kosova është vendi më i izoluar në Evropë.
Qeveria aktuale e ka mbytur shpresën e qytetarëve për jetë më të mirë.
Gjendja e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet.
Kosova po përballet me sfida të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës dhe të politikës.
Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, qeveria aktuale dhe koalicioni qeverisës e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr me vendin dhe nuk janë në gjendje që as politikisht e as moralisht tëvazhdojnë të qeverisin më tutje.
Kjo qeveri duhet të shkarkohet!