AAK nënshkruan Mocionin
Prishtinë, 18 shkurt - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani, ka bërë të ditur se bashkë me kolegët e Grupit Parlamentar të AAK-së ka nënshkruar Mocionin e Votëbesimit ndaj Qeverisë.
Sot, bashkë me kolegët e Grupit Parlamentar të Aleancës, kam nënshkruar Mocionin e Votëbesimit ndaj Qeverisë. Gjendja e paqëndrueshme në Kosovë është e rënduar dhe si e tillë paraqet domosdoshmëri për zgjedhje të shpejta të menjëhershme.
Ngërçi politik dhe institucional nuk mund të kalohet duke humbur kohë, sepse thellimi i kësaj situate mund të zhvillohet me karakteristika të jostabilitetit. Sfidat janë të mëdha, problemet e qytetarëve kanë kapluar çdo fushë të jetës.
Varfëria, papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e shpresës dhe perspektivës ka rënduar jetën e qytetarit.
Pakënaqësia e thellë mund të përkthehet në probleme të dukshme të stabilitetit, prandaj rruga për daljen nga kjo situatë janë zgjedhjet e menjëhershme. Kosova ka nevojë për ndryshim rrënjësor!\'\', shkruan ramadani në Facebook.