AAK në pritje të përgjigjes së PDK-së për koalicionin
Prishtinë, 10 janar - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri në fillim të muajit shkurt do të duhet ti përgjigjet kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për futjen e AAK-së në koalicion qeverisës.
Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së në një konferencë për media, tha se pritja e AAK-së ka një afat për përgjigjen e PDK-së, e ai është fillimi i shkurtit.
Jo vetëm për shkak të Aleancës, por kjo definitivisht reflekton edhe me gjendjen në Kosovë, nuk mund të zgjasim tema të tilla për një kohë të pacaktuar. Gjithkush duhet ta dijë se ku qëndron, agjendat e shtetit janë të zorshme, janë të rënda, dhe nuk mund ti mbajmë agjendat tona në këtë mënyrë, do të thotë do duhej të kemi përgjigje deri në fillim të shkurtit dhe këtë e dimë edhe ne, besoj e di edhe PDK-ja, tha Gjini.