AAK në Klinë ndërpret koalicionin me PDK-në
Prishtinë, 8 prill - Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë e shkëputë koalicionin qeverisës me PDK-në në Komunën e Klinës.
Dega e AAK-së në Klinë konsideron se PDK i ka shkelur të gjitha parimet bashkëqeverisëse dhe kjo sjellje ka rezultuar me një qeverisje joefektive.
Vendimi për shkëputjen e këtij koalicioni është marrë nga asambleistët e AAK-në në Kuvendin Komunal të Klinës, i mbështetur nga të gjitha strukturat udhëheqëse të degës dhe e ka mbështetjen e nivelit qendror të AAK-së.
Ky vendim hyn në fuqi prej sot, më 8 prill 2015.