AAK: Mustafa po provon ta kthejë Kosovën nën Serbi
"Dokumenti të cilin kryeministri Mustafa e solli në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, për informatë dhe joraportim para Kuvendit, vërteton edhe njëherë përpjekjen e tij që ta përjashtojë Kuvendin dhe të mos japë llogari për firmën të cilën e vuri në një dokument, ku Kosova kthehet në varësi t ë Serbisë më shumë se në vitin 1974."
"ASK nuk iu jep asnjë llogari institucioneve të Kosovës, është krejt i pavarur në kuptimin ekonomik, juridik, territorial, pronësor dhe politik. Ndërlidhja e vetme dhe qasja e vetme kundruall institucioneve të Kosovës, është ndikimi që ASK ka në mbajtjen peng të Kosovës nga Serbia", thekson AAK.
Isa Mustafa sipas AAK-së ka nënshkruar që Kosova të ketë varësi më të madhe se në vitin 1974, në raport me Serbinë.
"Mustafa ka sjellë për informatë në Kuvend, në kundërshtim me Kushtetutën, katër marrëveshje ku, ndër të tjera, përveç ndikimit ekzekutiv në katër sferat kyçe për funksionim të shtetit, ai vuri firmën e vet për të falur Ujmanin, Trepçën dhe Brezovicën."
"Isa Mustafa në karrierën e tij politike e profesionale kurrë asgjë si dha Kosovës, përveç tenderëve djemve të tij, ndërkohë që në emër të Kosovës po firmosë faljen e pasurive natyrore, pa të cilat Kosova nuk do të ketë qëndrueshmëri ekonomike e politike, sot e as në të ardhmen", thekson me tutje AAK.
Ky kryeminister sipas AAK-së ka humbur kontrollin mbi vendimet dhe veprimet e veta, e ka humbur toruan, andaj deputetët e Kuvendit të Kosovës, përtej dallimeve politike e partiake, duhet ta ndalin këtë.
ASK Kosovën po e kthen nga një shtet unik në republikë të përbërë dhe të ndarë etnikisht, ku Serbia e mban peng Kosovën dhe ka gjithmonë fjalën përfundimtare në vendimet për Kosovën.