20 Janar 2025

AAK: Mustafa e Thaçi po nxisin anarki

Prishtinë, 19 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se ajo që po ndodhë aktualisht në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme.

AAK konsideron se arrestimi i deputetëve, Donika Kadaj, Pal Lekaj, Besa Baftiu si dhë tërheqja zvarrë e deputetëve nga salla e Kuvendit, janë veprime të një shteti policor. 

\"Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, jemi të tmerruar me skenat e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe me gatishmërinë e krerëve të pushtetit, që të shkatërrojnë gjithçka për të mbrojtur pozitat e tyre\", thekson AAK.

Pas ofendimit të një populli të tërë ditën në protestën e 17 shkurtit, ky pushtet sot i është vërsulur deputetëve të opozitës, bash si të ishte një pushtet diktatorial.  

\"Ky pushtet është vonuar në adresimin e kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe gjithmonë i ka dalë keq. Ai po vonohet edhe në adresimin e kërkesës së panegociueshme për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, si rrugë e vetme për ta nxjerrur vendin nga kriza\".

\"Ky pushtet e ka tepruar dhe duhet të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë që po i mban\", thekson AAK.

Populli i Kosovës e as deputetët e tij, nuk nënshtrohen as me kërcënime e as me dhunë policore. 

Prandaj përgjegjësit kryesor për çfarëdo eskalimi të mundshëm të situatës, janë ata që sot po luajn me nervat e me ndjenjat e popullit dhe të opozitës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)