AAK: Mustafa dhe Thaçi, po kërcënojnë nga dëshpërimi
Prishtinë, 17 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerësoir se paraqitja dëshpëruese në konferencë shtypi, menjëherë pas protestës, e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe e zëvëndëskryeministrit Hashim Thaçi, dhe për më tepër fjalori kërcënues e fyes në adresë të mbi 100 mijë qytetarëve që sot morën pjesë në protestë, flet për gjendjen jo stabile dha alarmante të tyre.
\"Ata e kanë humbur edhe arsyen edhe përgjegjësinë dhe për më tepër fjalori kërcënues i tyre, është shqetësues për këtë vend.\"
\"Ne e kuptojmë gjendjen e tyre të rëndë, sepse më në fund po përballen me sovranin i cili do tju japë përgjigjen e merituar dhe do ti flakë në pluhurin e harrësës dhe turpit\", thekson AAK.
Shoqëritë e ndryshme, e edhe kjo e Kosovës sipas AAK-se ka njohur dikatorë më të medhenj se sa që janë duke na u shfaqur tashmë Mustafa dhe Thaçi, por edhe ata kanë përfunduar të poshtëruar nga qytetarët.
AAK konsideron se të njëjtin fat do ta kenë edhe këta kontrabandues të vullnetit qytetar, para zgjedhjeve të fundit dhe tash.
\"Zëri i mbi 100 mijë qytetarëve nuk mbytet, pse Mustafa dhe Thaçi, vjellin vrerë mbi ta\", thekson në fund AAK.