AAK: MSA, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Prishtinë, 29 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përshëndet vendimin e Këshillit të Evropës për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocciimit, si marrëveshje e parë kontraktuale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ky vendim sipas AAK është një hap i madh përpara për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që është një prej objektivave tonë madhorë, që prej shpalljes së pavarësisë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e vlerëson këtë moment si një mundësi të madhe të përfarimit të mëtejmë të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe si një afirmim shtesë, tashmë në nivel më të lartë, të shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
AAK fton institucionet e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë në vend, që me përkushtimin më të lartë, sescili ti kryejë përgjegjësitë e veta për përmbushjen obligimeve që kemi përpara, në rrugën drejt anëtarismit përfundimtar të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Pjesa e mbetur e punës, pas vendimit të KE-së për MSA-në, kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të secilit prej nesh, në përmbushjen e plotë të standardeve demokratike dhe të obligimeve që kemi për të qenë përfundimisht pjesë BE-së.
Vetëm duke i kryer këto përgjegjësi, secili prej nesh, do ta jetësojmë më së miri vendimin e Këshillit të Evropës për hapjen e rrugës për MSA-në, si portë e re për Kosovën dhe popullin tonë drejt një jete më të mirë dhe zhvillimit të gjithanshëm ekonomik të vendit.