AAK: Mos i injoroni sindikatat
Prishtinë, 6 janar - Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e thërret Qeverinë dhe Kryeministrin e Kosovës që të mos e injorojë grevën e paralajmëruar nga sindikatat, sepse paralajmërimet dhe veprimet e tilla vijnë si pasojë e moszbatimit të vendimeve të marrura nga vetë qeveria, si dhe premtimeve publike që kanë dhënë në pranverë PDK dhe LDK.
Duke i mbështetur sindikatat në të drejtën e tyre ligjore, i mbështesim kërkesat e tyre për zbatimin e Kontratës Kolektive, sidomos në sektorin privat, ku gjendja është shumë e rëndë, pa anashkaluar edhe sektorët tjerë.
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se problemet zgjidhen vetëm duke i trajtuar ato, e jo duke i injoruar.