20 Janar 2025

AAK mobilizon strukturat për zgjedhjet e 8 Qershorit

Prishtinë, 8 maj - Në një takim të veçantë sot, në selinë e partisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot strukturat drejtuese të partisë, për të diskutuar çështjet thelbësore drejt zgjedhjeve të ardhshme nacionale në vend.

Kryetari Haradinaj ka thënë se AAK hyn më e mobilizuar se kurrë më parë në këtë proces zgjedhor, me bindjen e plotë për t’i fituar zgjedhjet nacionale të 8 Qershorit dhe për të udhëhequr, duke i dhënë Drejtim të Ri vendit.

Për këtë garancë është platforma politike e AAK-së dhe lista zgjedhore, me njerëz kompetentë, ekspertë të shquar dhe personalitete të dëshmuara me punën e tyre, sot dhe në të kaluarën, me vizion e përkushtim për të ardhmen e vendit.

Ndërkaq, në prezentimin para medias, nënkryetari  Ardian Gjini, ka folur për angazhimet e AAK-së në këtë periudhë në ndërtimin e listës zgjedhore dhe hartimin e platformës, më të mirës prej të gjitha partive, në garën për zgjedhjet e ardhshme.

Gjini ka potencuar faktin se, veç tjerash, ajo që e bën të veçantë AAK-së në këtë garë zgjedhore, është fakti se për herë të parë që prej zgjedhjeve të viti 2004, në krye të AAK-së dhe në garën zgejdhore, është kryetari dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, mungesa e të cilit ka qenë vështirësia dhe sfida kryesore e AAK-së në të gjitha zgjedhjet e fundit nacionale në vend.

Lideri dhe lidershipi është pika jonë e fortë dhe jemi të bindur që suksesi i AAK-së për të udhëhequr me vendin pas datës 8 qershor, është i sigurt ka thënë nënkryetari Gjini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)