03 Maj 2024

AAK: Më asnjë çmim nuk guxon të cenohet uniforma e Kosovës

Prishtinë, 1 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh indinjatën e vet të thellë me rastin e kindapimit të dy policëve të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës.

Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi ka thënë se ky veprim armiqësor i Qeverisë së Sërbisë vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, e cila në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mborjtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit, del me deklarata të çuditshme dhe bajate, gjoja për Serbinë evropiane dhe se gjoja Serbia e paska pranuar Pavarësinë e Kosovës.

\"Pozita inferiore dhe nënshtruese e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka lejuar që vendit tonë t’i vritet polici, t’i kindapohet polici dhe, mbi të gjitha, të përdhoset uniforma e shtetit të Kosovës\", ka theksuar Isufi.

Veprimet e shtetit serb sipas tij janë antievropiane, antidemokratike dhe agresion i drejtpërdrejtë mbi teritorin e Republikës së Kosovës.

AAK kërkon, në radhë të parë, lirimin e menjëherëshëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës, të kindapuar në territorin e Republikës së Kosovës.

AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mos bëjë analizë politike por të ndërmarrë veprime praktike dhe të drejtpërdrejta në mbrojtje të shtetit dhe dinjitet të tij.

AAK kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të rishikojë pozicionin e shtetit serb në proceset integruese, duke qenë dëshmitarë se politika e vjetër e Beogradit nuk ka ndryshuar, dhe e cila është në kundërshtim me parimet demokratike të BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)