AAK mbështetë protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale
Prishtinë, 25 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetë protestën e nesërme të shoqatave të dalura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Aleanca solidarizohet me kërkesat dhe qëndrimin këtyre shoqatave.
AAK fton qytetarët e vendit të marrin pjesë dhe ta mbështesin këtë protestë.