22 Janar 2025

AAK mbështetë protestën e nesërme.

Prishtinë, 26 janar –   Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fton qytetarët e vendit që t’i bashkohen protestës së nesërme gjithëpopullore, në Prishtinë.

Aleanca e sheh me shqetësim të thellë gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Tanimë është evidente se pushteti i instaluar nuk e ka për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, por akomodimin e aparatqikëve partiakë dhe zaptimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Ky pushtet i fyen qytetarët e vet pa pikë respekti dhe në vend se të merret me ndryshimin e disponimit të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre provon në mënyrë të padinjitetshme ta relativizojë secilin problem.

Aleanca beson se në demokraci qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kur pushteti fillon t’i cenojë interesat e tyre. Shteti është i qytetarëve e jo i pushtetit. Në këto rrethana qytetarët më shumë se kurrë kanë arsye për të protestuar kundër ngulfatjes së lirisë dhe perspektivës së tyre për një jetë më të mirë.

Për këto arsye Aleanca i mbështet dhe do t’iu bashkohet protestave gjithpopullore, ashtu si në protestën paraprake, edhe në protestën e nesërme, AAK e mbështetë dhe përpkrahë këtë organizim dhe fton qytetarët e vendit, strukturat dhe anëtarësinë e gjerë të AAK-së, që të marrin pjesë dh eta mbështesin protestën e nesërme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)