18 Maj 2024

AAK mbështet PDK-në

Prishtinë, 27 tetor - Mbështetja e pa rezervë që drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë duke i dhënë qeverisë së Kosovës, për analistët politikë është indikacion i mjaftueshëm që kjo parti do të hyjë në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, edhe nëse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të jetë kryeministër.

Ata theksojnë se ndryshimi radikal i qëndrimit të Aleancës nga një parti që ka kritikuar ashpër qeverinë në një parti që e “ledhaton”, është tregues i qartë se anëtarët e Aleancës vetëm sa nuk janë ulur në kolltukët e ministrave.

Lidhur me koalicionin e mundshëm PDK-AAK, Daut Haradinaj ka thënë se qysh në 2007-ën kemi thënë që një qeveri e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të ishte në favor të Kosovës.

\"Në rast se Ramush Haradinaj vjen në qeveri dhe kryeministri aktual largohet, kjo do të ishte në favor të Kosovës. Por, gjithmonë duhet të kemi parasysh që jemi në pritje të një vendimi final që shpresojmë se shumë shpejt do të ndodhë. Atëherë do të ulemi në tavolinë dhe do t’i bëjmë publike qëndrimet tona. Aleanca do të jetë pjesë e zgjidhjes e jo pengesë e saj”.

Sipas tij, ngrehja e dollisë me kryeministrin Thaçi nuk do të thotë që ndryshon mendimet e mija për një kryeministër i cili nuk ka performuar mirë në udhëheqje të Kosovës. Ndërsa, shton se disa procese nuk janë të rastësishme.

“Nuk ka ndodhur krejt rastësisht që gjithmonë para zgjedhjeve largohet Ramush Haradinaj prej Kosove. Gjithmonë thirren në emër të drejtësisë, por ju po e shihni që drejtësia nuk është gjithmonë reale. Ka agjenda, ka tendenca, jo krejt Bota janë miq të Kosovës’’ ka thënë Haradinaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)