AAK: Manifestimi i inaugurimit të Thaçit është cirkus i panevojshëm

Prishtinë, 8 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se manifestimi i sotëm për inaugurimin e Hashim Thaçit, president, është cirkusi i rradhës.
Për AAK-në, Hashim Thaçi, nuk është president i Unitetit dhe manifestimi i inaugurimit të tij, është përpjekje e tij, për ta kompensuar një element të rëndësishëm që i mungon atij.
\"Hashim Thaçi, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë sinonim i kapjes së shtetit; Ai i ka qenë poashtu shkaktar i shkallës së lartë të krimit dhe të korrupsionit, dhe sëfundi i ka luajtur edhe guërt e kufinit dhe prandaj zgjedhja e tij, mund të jetë vetëm riciklim i një gjendjeje katastrofike për vendin\", ka theksuar AAK.
AAK, e ka kundërshtuar votimin e tij në Kuvend, në rrugë dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe qëndrimi ynë për sa i përket zgjedhjes dhe inaugurimit të tij, mbetët i pandryshueshëm.
Zgjedhja e Hashim Thaçit, president sipas AAK-së është një ngjarje tjetër e keqe e rradhës për Kosovën.