AAK kundërshton rikthimin e Gjykates Speciale në Kuvend
Prishtinë, 29 korrik - AAK-ja, vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka votuar për amandamentet kushtetuese që lidhen me Gjykatën Speciale dhe rezultati ka qenë negativ.
Përpjekjen për ta rikthyer të njejtën çështje, edhe një herë tjetër në votim AAK e konsideron të panevojshme dhe në kundërshtim me praktikat parlamentare dhe arsyeshmërinë e një hapi të tillë duhet ta japin PDK dhe LDK.
\"Ne i kemi kundërshtuar me votë amandamentet kushtetuese dhe besojmë se kjo është krejtësisht e mjaftueshme, pa provuar forma të tjera të kundërshtimit të kësaj Gjykate\", thekson AAK.