AAK kujton 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Prishtinë, 5 maj - Me rastin e 5 Majit, Ditës Nacionale të Dëshmorëve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kujton me respekt të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit, për sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar në të gjitha trevat tona dhe në të gjitha kohët.
Sot, i përulemi veprës së të rënëve në të gjitha përpjekjet tona, e po ashtu atyre që ranë, duke tejkaluar veten, në luftën me të fundit - në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më i madh dhe më i suksesshëm i shqiptarëve në shekullin njëzet.
Vepra e të rënëve, do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të bërjes së faktorit shqiptar në rajon faktor i vërtetë i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.