20 Janar 2025

AAK: Kryeministri po e ‘avancon’ arsimin me muzikë ‘tallava’

Prishtinë, 25 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka komentuar rreth ditëlindjes së kryeministrit Hashim Thaçi të festuar dje në Skenderaj. Sipas AAK-së, në këtë ditëlindje u festua me muzikë tallava.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj aktiviteteve të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, sidomos “premtimeve” të tij rreth arsimit, gjatë aktiviteteve të fundit nëpër Kosovë.

“Të gjithë tanimë e dinë se gjendja në arsimin e Kosovës, me qeverisjen Thaçi nga viti 2008, ka shënuar degradim të përmasave të papara deri më tani”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Kjo për faktin se sipas AAK-së, sot në universitetin më të madh të vendit, në Universitetin e Prishtinës, në një metër katror, i ndjekin studimet 4 studentë, kurse rangimi i tij në vendin e 8066 në mesin e 22 mijë universiteteve, flet për prioritetet e kryeministrit në këtë fushë dhe për “kontributin” e pakontestueshëm të Qeverisë së Kosovës .

“Është e qartë se dëshira që me çdo kusht ta fitojë edhe mandatin e tretë, ia ka turbulluar mendjen. Në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe përpunimit të ushqimit, që është prioritet i Kosovës, studimet i ndjekin 4 për qind të studentëve, kurse në fushën e gjeologjisë, xehetarisë dhe metalurgjisë, ku Kosova ka resurse më të mëdha në rajon, më pak se 4 për qind”, përfundon komunikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)