22 Janar 2025

AAK: Korrupsioni në Kosovë po godet themelet e demokracisë

Prishtinë, 9 dhjetor - Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se Kosova po përballet me gjendje jashtëzakonisht të përhapur të kësaj dukurie negative.

Korrupsioni minon institucionet demokratike, frenon zhvillimin ekonomik dhe shkakton jostabilitet institucional. Korrupsioni godet themelet e institucioneve demokratike, duke dëmtuar proceset zgjedhore, parandaluar sundimin e ligjit dhe krijon lëmshin byrokratik, qëllimi i të cilit është nxitja e rysfhetit.

Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fjalë dhe nuk bëhet nga këta që e kanë dëshmuar veten që janë të korruptuar plotësisht. Të korruptuarve të deritashëm po i bashkohen në qeverisje qendrore edhe të korruptuarit të tjerë, duke e bërë Kosovën një prej vendeve më të korruptuara në botë.

Ndryshimi i madh në Kosovë është i domosdoshëm. Reformat e thella i duhen shtetit tonë. Refomra në qeverisjes, në gjyqësor, në administratë, rritja e transparencës dhe llogaridhënies, politikat e qarta kundër korrupsionit, si dhe vendosje e fuqishme e sundimit të ligjit.

Vetëm një angazhim dhe bashkim i plotë qytetar dhe opozitar mund t’i ndalë këta të korruptuar, që të mos vazhdojnë më tutje planet e tyre korruptive në kurriz të qytetarëve.

AAK është në shërbim të secilit qytetar të Kosovës që ka për synim ndryshimin e qeverisjes, ndaljen definitive të korrupsionit dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)