20 Janar 2025

AAK: Komuna e Therandës në menaxhim shokues dhe alarmues

Therandë, 1 maj - Dega e AAK-së në Therandë është e shokuar me keq-menaxhimin e komunës nga Sali Asllanaj. Ky që nga fillimi i mandatit asnjëherë nuk është sjellë si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës sonë. Ai sillet si kryetar vetëm i klanit të tij të ngushtë.

Bën diferencime politike në punësim, në ndarjen e bursave, në dhënien e tenderëve, në takimet me qytetarë, shpif në vazhdimësi kinse për obligimet komunale, krijon klimë tensionuese brenda në komunë dhe në raport me qytetarët.

Këtë qeverisje e karakterizon mospuna apo paaftësia e tij për të punuar, rrahjet në vazhdimësi në mes të drejtorëve politik dhe zyrtarëve komunalë, shpifjet, diferencimet politike, shkeljet e procedurave të tenderimit, shkeljet e ligjit dhe rregulloreve të asamblesë komunale, bërllogu, si dhe përkushtimi i madh për kthimin e serbëve në komunën tonë.

Si pasojë e klimës tensionuese që ka krijuar z. Asllanaj, janë së paku dy rrahje me pasoja të rënda trupore në mes të drejtorëve dhe zyrtarëve komunalë.

Para dy ditësh ndodhi edhe rrahja e fundit në komunën e Therandës. Ishte mes Drejtorit të Shkollës Fillore në fshatin Mushtisht dhe një punëtori të po kësaj shkolle. Rrahje tjetër kishte ndodhë edhe para pak kohe, mes Drejtorit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Nuhi Llugaxhiu, dhe një zyrtari brenda kësaj drejtorie.

Dega e AAK-së ndjen obligim që para qytetarëve të njoftojmë për një situatë alarmante, ku Kryetari  i Komunës, z. Sali Asllanaj është indiferent ndaj këtyre ngjarjeve, që i vendosin hije të keqe Komunës tonë.

Asllanaj assesi nuk ka mundur të mbajë trendin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët sikurse ka qenë gjatë viteve 2009-2013. Sikurse menaxhimi i mbeturinave, mirëmbajtja e rrugëve, shërbimet brenda në komunë, aktivitetet kulturore, si dhe shërbimet tjera. Ai në vazhdimësi shkel procedurat e tenderimit, si dhe rregulloret e asamblesë dhe në mënyrë publike edhe në asamble deklaron se “unë me vetëdije i shkeli këto”.

Sa i përket diferencimeve politike që z. Asllanaj po bën, qytetarët tashmë kanë denoncuar Komunën në Gjykatë dhe tashmë janë mbajtur edhe seancë gjyqësore për diferencimet politike të bëra nga z. Asllanaj.

Sillet si një udhëheqës komunist primitive apo një udhëheqës i mbeturinave të komunizmit, duke shantazhuar, diferencuar dhe futur frikë tek zyrtarët dhe qytetarët e komunës sonë. Ai ka harruar definitivisht se jemi në demokraci dhe jemi në Therandë.

Kjo është mënyra e menaxhimit të komunës së Therandës nga z. Asllanaj, të një udhëheqësi primitive, hakmarrës dhe mbeturinash komuniste. I pa-aftë për të punuar, shërbehet vetëm me shpifje.

Qytetarët e Therandës nuk e meritojnë një qeverisje lokale, e cila ka drejtorë e drejtori që janë pjesë e skandaleve dhe rrahjeve. Qytetarët e Komunës së Therandës nuk e meritojnë një mënyrë të tillë menaxhimit. Qytetarët e Therandës janë të mirënjohur për virtytet e tyre demokratike.

Qytetarët po i shohin veprimet e kësaj qeverie lokale, e cila s’po punon asgjë. Përkundrazi, ajo ka larguar punëtorë nga komuna, duke i lënë të papunë e duke i zëvendësuar me militantë të LDK-së.  Gjithashtu, ka zëvendësuar edhe drejtorët e shkollave me militantë të LDK-së dhe tash po i shtohen në numër edhe skandalet e rrahjeve.

Ne i bëjmë apel z. Asllanaj që të kthehet në parime të demokracisë dhe traditat therandase. Po ashtu, i bëjmë thirrje që në bashkëpunim me policinë të bëjnë sigurimin e zyrtarëve komunalë, pse jo edhe të kabinetit të tij qeverisës. Si dhe, t’i përkushtohet punës, përveç kthimit të serbëve në Therandë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)