AAK: Koalicioni pa Thaçin, ose zgjedhje
Prishtinë, 1 gusht - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kurrë nuk do të pranojë të jetë në një qeveri, ku pjesë e saj do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
Në një intervistë për Zërin deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se AAK-ja në asnjë formë nuk do të pranojë bisedime për veriun e Kosovës.
Kushdo që insiston se veriu të jetë dialog në tavolinë është armik i Kosovës, thotë ai, derisa shprehet i bindur se presionet ndërkombëtare nuk kanë vend në Aleancë për asnjë lloj pazari.