AAK: Koalicioni i krijuar ka për synim dëmtimin e demokracisë

Prishtinë, 24 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e sotme të Kryesisë me Kryetarët e Degëve, vlerësoi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Aleanca shprehë bindjen se koalicioni i krijuar ka për synim dëmtimin e demokracisë, vazhdimin e keq-qeverisjes, rritjen e shpenzimeve qeveritare, rritjen e luksit të qeveritarëve dhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës.
Dy kompani politike kanë ndërtuar konsorciumin oligarkik për përfitime në kurriz të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, si dhe për vazhdimësinë e kapjes së shtetit.
Po ashtu, do të synojë fshehjen e krimit, të keqpërdorimeve të mëhershme, të tashme, dhe keqpërdorimeve të ardhshme që planifikojnë.
Aleanca apelon te qytetarët e Kosovës, shoqëria civile dhe mediat që të mos nënshtrohen asnjëherë ndaj të keqes së pritur.