AAK: Këshilltarët e PDK-së hajna e mafiozë
Prishtinë, 12 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se këshilltarët e nëntokës politike të pasluftës, hajnat e vjedhjes industriale, hajnat e dhomës së dëshmive, blerësit mafiozë të deputetëve dhe Gjykatës Kushtetuese, shesin moral dhe tentojnë që, me linçime publike politike, të detyrojnë opozitën të përkrahë maskarallëqet që vetë i krijuan.
"Ju, milionerët e PDK-së, krijuar nga vjedhja permanente e buxhetit të shtetit, gëzojeni edhe ndonjë ditë maskarallëkun tuaj filozofik."
"Vlerat perëndimore dhe NATO-n i keni shndërruar në mburojë të karakterit tuaj të horrit", konsideron AAK.