16 Janar 2025

AAK kërkon të ndalohen vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë

Prishtinë, 5 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka kërkuar nga autoritete e shtetërore të Kosovës që të mos lejojnë asnjë zyrtarë të Serbisë të hyjë në territorin e Kosovës, përderisa Beogradi të mos i tërheq të gjitha fletë- arrestet për udhëheqësit politik.

Në këto masa reciprociteti, është përmendur edhe mundësia e ndalimit të vizitës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, që është paralajmëruar për Krishtlindjet Ortodokse.

Gjatë një konference për gazetarë, Ardian Gjini nga AAK, tha se Qeveria e Kosovës duhet të mos i lejojë hyrjen në vend as presidentit të Serbisë.

“Ne kërkojmë nga qeverisa e Kosovës menjëherë t’i ndërpres bisedimet me Serbinë dhe të mos i vazhdojë ato derisa të mos tërhiqen fletë-arrestet për udhëheqësit politik të Kosovës. Po ashtu kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mos i lejojë zyrtarët serb që të hyjnë në Kosovë përderisa një gjë e tillë të mos ndodh”, ka thënë Gjini.

Konferenca e AAK-së është thirrur për të prezantuar zhvillimet më të reja në lidhje me ndalimin e liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt në Basel nga policia franceze, mbi bazën e një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)