03 Maj 2024

AAK kërkon konsolidimin e pushtetit lokal në veri

Prishtinë, 3 shkurt - Më 31 janar të këtij viti, Parlamenti i Kosovës miratoi Rezolutën, e cila, ndër të tjera, synon përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën.

Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së ka thënë se duke e pasur për bazë rëndësinë e veprimit të shpejtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmarrjen e hapave konkretë drejt integrimit të veriut të Kosovës dhe konsolidimit të pushtetit lokal atje.

Në këtë kontekst, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se Qeveria e Kosovës duhet që të kërkojë që, si pjesë e pakos së përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, të mbahen edhe zgjedhjet e lira e demokratike në komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe që sa më shpejtë të përcaktohet data mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në mënyrë që të dalin institucione demokratike.

Opinioni publik sipas Tahirit ka qenë dhe është në dijeni se që nga pranvera e vitit 2008 e më tutje në vitin 2009, zRamush Haradinaj ka kërkuar që institucionet e Kosovës të kenë një strategji integruese për veriun, me kurs të qartë dhe me veprime konkrete.

"Na vjen mirë që edhe me vonesa të shumta, Qeveria e Kosovës e ka kuptuar që për integrimin e veriut duhet të ketë një strategji integruese", ka theksuar ai.

Në këtë aspekt, në kuadër të strategjisë integruese të Kosovës, AAK kërkon që institucionet përkatëse të ndërmarrin:

- veprime politike dhe demokratike që, përmes zgjedhjeve të krijohen institucionet e pushtetit lokal dhe të ushtrohen pëgjegjësitë kushtetuese;

- pjesën financiare dhe investuese që do të shtrinte shërbimet publike në atë pjesë të vendit tonë;  

- sundimit të ligjit, që do të rregullonte dhe do të funksionalizonte rendin qytetar në atë pjesë.

"E themi këtë pasi që ne jemi në dijeni se në këtë vit do të ketë edhe një vlerësim rreth funksionit të reformave në pushtetin lokal dhe decentralizmin, dhe ne nuk duam që si rrjedhojë e mosthemelimit të komunave në të gjithë vendin dhe mbi të gjitha, moszbatimin e Kushtetutës, të marrin një vlerësim negativ", ka pohuar Tahiri.

Oferta e tanishme përmes Dokumentit të Ahtisaarit dhe Kushtetues së Republikës së Kosovës është korniza e vetme që AAK e mbështet për cështjen e veriut. Është jetike që debati rreth pushtetit lokal të kalojë nga aspekti politik në atë zhvillimor.

Komuna - njësia institucionale që ofron shërbime dhe vërteton rendin kushtetues!

Qeverisja lokale, respektivisht komuna, duke qenë njësia më e afërt e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, jo vetëm që e ka për obligim ofrimin e shërbimeve, mirëpo, në të njëjtën kohë mundësojnë funksionimin e rendit kushtetues dhe shtetëror kudo në botë.

"Në këtë aspekt, si pjesë e dytë, do të doja të ndalesha te kryeqyteti. Ju e dini se ka një kohë të gjatë që Komuna e Prishtinës ka kërkuar ligjin për kryeqytetin dhe, po ashtu, ju jeni në dijeni se ne si AAK këtë kërkesë e kemi mbështetur pa rezervë edhe nga Parlamenti, mirëpo edhe nga selia e partisë, përmes konferencave të ndryshme."

"Ajo që dua të them është se kryeqyteti ka një rol të jashtëzakonshëm në funksionimin e shtetit dhe, mbi të gjitha, në ndërtimin e pamjes së një shteti", ka potencuar Tahiri.

Kryeqyteti i një shteti sovran, përpos që ka detyrë të përkujdeset për qytetarët e vet, po ashtu ka për obligim që të përkujdeset edhe për infrastrukturën që rrethon institucionet e vendit dhe atë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Me keqardhje më duhet të konstatoj se Komuna e Prishtinës ka dështuar plotësisht në ofrimin e këtyre shërbimeve.

"Nuk i ka hije një kryeqyteti të një shteti sovran të lejojë që rrugët që shpijnë drejt institucioneve kryesore vendore dhe ndërkombëtare (ambasadave), të jenë të mbyllura me akull e me borë për një javë. Për rrugët periferike nuk kemi nevoj as të komentojmë për arsye se pjesa më e madhe e tyre ka qenë një gjendje shumë të rëndë", është shprehur ai.

Tahiri ka thënë se si AAK, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës dhe, në veçanti nga kryetari i komunës, që, përkrah shtimit të kujdesit për qytetarë të Prishtinës, të përkujdeset edhe për funksionimin e pavarësisë sonë. Ky është një obligim që duhet kryer.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)