03 Maj 2024

AAK kërkon koalicon të gjërë ndryshe mbetet në opozitë

Prishtinë, 8 shkurt - Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një mbledhje të përbashkët ka vlerësuar se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë si në aspektin ekonomik, politik, institucional dhe shtetëror.

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së ka vlerësuar po ashtu se mungesa e liderit Ramush Haradinaj është ndier në tërë skenën politike dhe si pasojë e kësaj gjendja në Kosovë është rënduar edhe më shumë.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qartësi politike, veprime të mençura institucionale në mënyrë që të ndryshohet për të mirë kahja që ka marrë vendi për shkak të procesit të lënduar zgjedhor dhe qeverisjes së keqe në tri vjetët e kaluara.

Megjithë vërejtjet e shumta për procesin zgjedhor, i cili është karakterizuar me parregullësi të shumta, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësojnë që duhet pranuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat janë certifikaur nga KQZ me 7 shkurt, 2011.

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së janë të bindur se rrugëdalja më e mirë në rrethanat e sotme në Kosovë, është krijimi i koalicionit të gjerë midis PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si mundësi e vetme për të tejkaluar situatën e rëndë në të cilën gjendet Kosova.

Në një përbërje të tillë, AAK-ja do të jepte kontributin e vet për të stabilizuar shtetin e Kosovës, tejkaluar ngërçin politik, përmirësuar kornizën ligjore zgjedhore dhe për të vendosur sundimin e ligjit në prioritet të pashmangshëm.

Në rast të mos-mbështetjes së këtij propozimi nga subjektet tjera politike, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së vendosin sot që AAK-ja përfundimisht të qëndrojë në opozitë parlamentare.

Grupi Parlamentar i AAK-së do të jetë konstruktiv, aktiv dhe i fuqishëm në opozitë-bërje si mënyrë e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)