23 Janar 2025

AAK kërkon implementimin e rezolutës se sotme të Kuvendit

Prishtinë, 18 qershror - Në një konferencë të jashtëzakonshme të Grupit Parlamentar të AAK-së, shefja e GP, Donika Kadaj-Bujupi, kërkoi nga Presidentja e Kosovës dhe nga Qeveria, që të mos tentohet anashkalimi dhe neglizhimi i Rezolutës së votuar sot në Parlamentin e Kosovës.

Ajo tha se “sot, Qeveria e Kosovës tentoi ta pengojë nxjerrjen e një rezolute të Kuvendit për Ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj”.

“Përkundër këtyre përpjekjeve, Kuvendi si sovran dhe përfaqësues legjitim i popullit, votoi pa asnjë votë kundër të tri pikat e Rezolutës, të cilat kanë efekt të mënjëhershëm të zbatimit nga ana e Qeverisë. Qeveria nuk ndërmori asnjë veprim për të zbatuar pikat e kësaj rezolute dhe, përveç disa deklaratave formale, nuk ndërmori asnjë veprim institucional, respektivisht nuk zbatoi vendimet e dalura nga rezoluta e këtij kuvendi”, ka thënë znj.Kadaj-Bujupi.

Shefja e deputetëve të AAK-së, ka thënë se “përkundër emocioneve të rënda të qytetarëve të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në shi dhe të lodhur nga pritja, ne i ftojmë ata që denjësisht e pa dhunë të vazhdojnë protestën e tyre të qetë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)