AAK kërkon aleat për zgjedhjet e ardhshme nacionale
Prishtinë, 29 dhjetor - Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës po kërkon aleat për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të hyrë së bashku në garë.
Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se zgjedhjet e 2013 do të duhej të definonin dy blloqe të qarta në Kosovë, dhe AAK po kërkon të djathtët.
Ne duam të kemi bashkëpunim, e të hyjmë në një koalicion parazgjedhor me LDK-në për zgjedhjet e 2013, për shkak të profilit të djathë. Por, kandidati ynë i përbashkët për kryeministër duhet të jetë Ramush Haradinaj.\"
\"Natyrisht, për këtë ne do të përkrahnim një kandidat të LDK-së për president, ka thënë nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Ai ka vënë në dyshim mbajtjen e presidencialeve në vitin 2012, pasi që tha se në vitin e ardhshëm do të nisë debati i madh për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.