18 Janar 2025

AAK ka fituar 1 komunë dhe vazhdon garën në 8 komuna të tjera

Prishtinë, 4 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i vlerëson zgjedhjet e djeshme komunale si të qeta, të rregullta, si më të mirat të mbajtura deri më tash, me përjashtim të situatës në veri, që është një situatë jo e lehtë për Kosovën.

AAK falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekurinë demokratike, të treguar në zgjedhjet e djeshme lokale.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari Ramush Haradinaj, falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës që i besuan me votën e tyre vizionit të AAK-së, gjithashtu falendëron strukturat e AAK-së, vëzhguesit, komisionerët dhe akterët tjerë, që gjatë ditës së djeshme mundësuan që zgjedhjet të jenë sa më të mira.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbyllur garën në disa komuna të Kosovës, pasi nuk kemi kaluar në raundin e dytë, si dhe me Deçanin ku jemi fitues që në raundin e parë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur rritje të votës në disa komuna të rëndësishme të Kosovës, kurse vazhdojmë garën në balotazh në komunën e Gjakovës, atë të Pejës, Suharekës, Rahovecit, Obiliqit, Junikut, Vushtrrisë dhe Klinës, ku ende nuk ka re zultat përfundimtar.
 
AAK beson fuqishëm që pas raundit të dytë do të udhëheqë edhe në këto komuna të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)