21 Janar 2025

AAK: Jepni fund ndjekjeve politike

Prishtinë, 8 dhjetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka quajtur të papranueshme siç e ka cilësuar logjiken që të hapen dyert e policisë dhe të prokurorisë për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kjo sipas AAK-së është një goditje e rëndë për autoritetin e deputetëve, aq më tëpër të hapen dyert për veprimin e tyre politik, brenda sallës së Kuvendit, pavarësisht formës në të cilin bëhët ai.

Në këtë rrafsh AAK e vlerësojn të papranueshëm dhe të panevojëshëm, arrestimin e deputetes Albulena Haxhiu.

\"Kosova sot është përball një problem politik, një krizë politike, një krizë parlamentare dhe logjika që problemet politike të zgjidhen me mjete policore, nuk mund të interepretohet ndyshe, përpos si shtypje e lirive politike.\"

\"Arrestimi i deputetëve ka qenë një veprim i nxituar, dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë vetë urdhërdhënesit, të cilët kanë rënë në kurthin që e kanë ngritur vetë. Ska shtet normal, që mban kaq shumë deputet në burg, në të njejtën kohë\", ka deklaruar AAK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)