AAK: Jemi në shërbim të interesave të shtetit
Prishtinë, 28 nëntor - AAK falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, që sot me prezencën dhe me zërin e tyre e bënë madhështr tubimin e sotëm në Prishtinë.
\"Falendërojmë të gjithë ata që mundësuan mbarëvajtjen e këtij tubimi. Jemi të përcaktuar që gjithmonë të jemi zëri qytetar, në mbrojtje të shtetit dhe në kundërshtim të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin.\"
\"Sot kemi dëshmuar se jemi evropianë dhe se jemi të përcaktuar që me mjete demokratike ta ndryshojmë gjendjen e rëndë në vend.\"
\"Ky është përcaktimi i ynë dhe, përtej interesave partiake dhe nën udhëheqjen e Haradinajt, do të vihemi në shërbim të shtetit.\"
\"Njëkohësisht falëndërojmë policinë e shtetit, e cila sot e kreu me profesionalizëm detyrën e vetë\", thekson AAK.