AAK: Jemi kundër maskaradës së votimit për president
Prishtinë, 26 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, është e keqja më e vogël në krahasim me atë që po provon të bëjë pushteti me maskaradën e votimit për president.
Edhe deputetët e AAK-së janë pjesë e këtij aksioni dhe ata vlerësojnë se më mirë është të përballen me masat juridike të hedhjes së gazit, se sa të përballen me një vendim që do ta çojë vendin në një situatë krize të përgjithshme e me pasoja shumë më të mëdha.
\"Kemi parë që policia e ka arrestuar deputetin Bali Muharremin, por kjo nuk do ta zbrapsë as AAK-në e as Opozitën e Bashkuar, nga kauza e drejtë e saj\", thekson AAK.