AAK-ja: Të zbardhen vrasjet politike
Prishtinë, 20 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vlerësuar se protesta e familjarëve të aktivistëve të vrarë të LDK-së, është dëshmi e dështimit të drejtësisë.
Kjo parti, sipas një komunikate për medie, i ka dhënë mbështetje zbardhjes së vrasjeve politike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se protesta e sotme e familjarëve të personaliteteve të vrara, në rrethana ende të pasqaruara, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, është një tjetër dëshmi e dështimit të drejtësisë në Kosovë në krejt 15 vjetët e pasluftës.
AAK mbështetë kërkesat dhe angazhimin në zbardhjen e të gjitha këtyre rasteve dhe të të gjitha vrasjeve të tjera, ende të pazbardhura, që ndodhën në vend, është thënë në këtë komunikatë.