22 Janar 2025

AAK-ja mobilizohet për protestë

Prishtinë, 16 tetor - Këshilli Drejtues i AAK-së, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën njëzëri ka vendosur t’i mobilizojë anëtarësinë, simpatizantët dhe qytetarët për një protestë kundër kryeministrit dhe qeverisë.

Këshilli Drejtues i kësaj partie, ka vlerësuar se marrëveshjet politike të nënshkruara nga kryeministri Mustafa e shndërrojnë Kosovën në shtet jofunksional, prandaj është e domosdoshme që ato të mos zbatohen.

Në një takim të mbajtur pa prezencën e medieve, Këshilli Drejtues i AAK-së, e ka autorizuar lidershipin e partisë që t’i koordinojnë veprimet kundërshtuese edhe me partitë tjera opozitare, me shoqërinë civile, qytetarët dhe të gjithë ata që besojnë se këto marrëveshje janë në kundërshtim me interesat e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)