28 Prill 2025

AAK-ja kërkon llogari për marrëveshjen mbi drejtësinë

Prishtinë, 11 shkurt - Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e vlerësoi, sot, si të domosdoshme transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e arritur mbi drejtësinë, më 9 shkurt 2015, midis Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.


Aleanca shprehë shqetësimin për nxitimin që të arrihet marrëveshje për drejtësinë, i cili rezultoi me improvizim që paraqitet përmes kuotave të veçanta dhe që komprementon rendin kushtetues të Kosovës.

I bëjmë thirrje Kryeministrit Mustafa që të ndërpreså praktikat e deritashme, të trasuara nga ish-kryeministri Thaçi, tashmë zëvendës i Mustafës në qeveri, duke bërë njoftimet për qytetarët e Kosovës vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Aleanca konsideron se mungesa e diskutimit paraprak dhe konsultimeve më të gjera me partitë politike dhe ekspertët e pavarur, për marrëveshjet e tilla, sidomos të kësaj të fundit për drejtësinë, nuk i kontribuon qartësisë dhe vendosmërisë për mbrojtjen e interesave shtetrore të Kosovës dhe të rendit kushtetues.

Aleanca pret nga Kryeministri Mustafa dhe delegacioni i Qeverisë së Kosovës në dialogun në Bruksel, që të informojë me saktësi dhe në detaje opinionin publik, partitë politike dhe qytetarët e Kosovës.

Mungesa e informacioneve të detajuara në këtë proces të ndjeshëm, i vendosë në pozicion të pafavorshëm partitë politike dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke mos qenë të informuar dhe as të konsultuar për çështjet që dialogohen dhe për marrëveshjet që nënshkruhen midis Kosovës dhe Serbisë. 

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të reduktohet në një temë të domosdoshme, që është njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Duke e vendosur këtë temë të procesit në Bruksel, Kosova dhe Serbia mund të arrijnë t’i normalizojnë raportet dhe të ndërtojnë fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)