AAK: Isa Mustafa e ka humbur legjitimitetin

Prishtinë, 28 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku është konstatuar se marrëveshja për Asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën, kryeministri, Isa Mustafa e ka humbur legjitimitetin që ta përfaqësojë Kosovën në çfarëdo bisedimesh.
Aq më tepër ai nuk mund të ketë mandat që të diskutojë të njëjtat çështje, të cilat i ka negociuar një herë dhe i ka nënshkruar në kundërshtim me Kushtetutën. Krejt çka mund të bëjë ai, është që të kthehet në Kosovë dhe ta hapë rrugën që vendi të dalë nga kriza politike, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme, është thënë në komunikatën e AAK-së.