19 Janar 2025

AAK: Implementimi i saktë, obligim i ardhshëm i palëve dialoguese

Mitrovicë, 10 janar – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një komunikatë për media thotë se beson se implementimi i saktë i të gjitha provizioneve dhe konkluzave duhet të jetë obligimi i ardhshëm i palëve dialoguese.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në vazhdimësi, politikisht dhe aktivisht, e ka mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mbështetur nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Unionit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, baronesha Catherine Ashton.

AAK ka besuar dhe vazhdon të besojë fuqishëm se shtrirja e juridiksionit të Kosovës në tërë territorin e saj, integrimi i komunitetit serb të katër komunave të veriut në jetën institucionale, politike, juridike dhe sociale të Kosovës si dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Republikës së Kosovë dhe asaj të Serbisë, si dy vende fqinje, janë plotësisht në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të vendit tonë. Ne, po ashtum besojmë fuqishëm se dialogu është plotësisht në përputhje me aspiratën e Kosovës për integrim në Unionin Europian.

AAK beson se dialogu i këtij formati i ka arritur caqet dhe tani mbetet që palët dialoguese të marrin mbi vete obligimet për implementimin e plotë të të gjitha provizioneve që dalin nga ky proces.

AAK beson se dialogu në formatin ekzistues duhet të shterohet. Mosimplementimi i plotë i provizioneve dhe konkluzave të arritura e ngarkon këtë proces. Po ashtu, Kosova, Unioni Europian, e me gjasë edhe Serbia, kanë hyrë në vit zgjedhor.

AAK vazhdon të besojë se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

AAK beson se duhet të ruhet dhe të vazhdohet komunikimi midis dy vendeve, qoftë nëpërmes oficerëve ndërlidhës reciprokë, qoftë nëpërmes kanaleve të tjera zyrtare.

Përfundimisht, AAK beson se për shkak të aspiratës së vendosur të Kosovës, e besojmë edhe të Serbisë, për integrim sa më të shpejtë në Unionin Evropian, dialogu ndërmjet dy vendeve, në një të ardhme duhet të vazhdohet edhe në kuadër të Drejtoratit të Përgjithshëm për Zgjerim të Unionit Evropian, thuhet në fund të komunikatës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)