AAK i jep mbështjetje të fuqishme marrëveshjes për Demarkacionin
Prishtinë, 16 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e konsideron lajm të jashtëzakonshëm nënshkrimin e deklaratës së Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, me cilën shtete respektive marrin për obligim të rishikojnë dhe të korrektojn gabimet në procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi në drejtimet Qakorr dhe Kullë.
"Fakti se njëra prej temave më të rënda po merr epilog, është rezultat i një pune intensive të përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Malit të Zi."
"E vlerësojmë poashtu, qasjen kontruktive që ka pasur Qeveria e Malit të Zi në adresimin e qështjeve të hapura në këtë process", thekson AAK.
Roli i kryetarit të AAK-së dhe Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj në arritjen e kësaj marrëvesjhjeje sipas AAK-se ka qenë i një rëndësie vendimtare.
AAK duke i dhënë mbështjetje të fuqishme kësaj marrëveshje merr përsipër që në bashkëpunim me të gjiitha forcat politike dhe Instituicionet e shtetit të angazhohet në finalizimin sa më parë të kësaj marrëveshje.
Më këtë rast AAK uron të gjithë qytetarët e Kosovës dhe i falënderon të gjithë ata që me angazhimin e tyre, kontribuan në gjetjen e zgjidhjes për Demarkacionin, pa të cilët kjo nuk do të ishte e mundur.