AAK garancë e realizimit të cdo kërkese e nevoje të veteranëve të UÇK-së
Prishtinë, 19 janar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke i përcjellur më shqetësim kërkesat e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pozitën e tyre të vështirë, e cila është rënduar edhe më shumë nga injorimi që iu është bërë dhe po vazhdon tiu bëhet veteranëve nga qeveria aktuale.
\"Kemi thirrur këtë konferencë me një porosi të vetme, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zotohet se, ashtu siç kishte vepruar në qeverisjen e Ramush Haradinaj, edhe përkundër pengesave të admisinstratës së UNMIK-ut, kishim themeluar Departamentin e Vlerave të Luftës, duke nxjerrë ligjin për Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës së UÇK-së\",ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.
Sipas tij sa i përket ligjit aktual, i aprovuar në leximin e parë, e them me plot përgjegjësi se ky ligj nuk iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të veteranëve të UÇK-së dhe se arsytimet e Qeverisë se nuk mund të mbulojë koston e ligjit me fondet aktuale, tregojnë pazotësinë e kësaj qeverie për të trajtuar një çështje shumë të ndieshme dhe shumë strategjike për vendin.
Për AAK-në është e papranueshe neglizhenca dhe papërgjegjësia e skajshme ndaj kësaj kategorie të shoqërisë sonë, që ka dhënë shumë për lirinë dhe ardhmërinë e Republikës së Kosovës. Është e pajustifikueshme që në rethanat kur kemi shtetin e pavarur dhe institucionet pa UNMIK, qeveria dështon në realizimin e një të drejte themelore për luftëtarët e lirisë.
\"Këto kërkesa të veteranëve të luftës së UÇK-së, ashtu si dhe shumë nevoja të tjera të pamarrura asnjëherë në konsideratë, do të bëhen realitet. Për këtë është garancë qeveria e ardhshme, ajo që do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj\", ka theksuar ai.