AAK fton qytetarët në protestë pranë ambasadës sllovene
Prishtinë, 18 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë protestën pranë Ambasadës së Sllovenisë në Kosovë, për të shprehur mospajtimin dhe indinjatën ndaj sjelljes së autoriteteve sllovene me ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinaj.
AAK fton qytetarët nga mbarë vendi që bashkohen në protestë, deri në lirimin përfundimar të z. Haradinaj.