AAK fillon një projekt të ri bashkëpunimi me qytetarët
Prishtinë, 12 prill - Ky është një projekt ku drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një dite do të qëndrojnë në një komunë të caktuar.
Qëllimi i këtij projekti, është që strukturat drejtuese të AAK-së, të kenë takime intensive me qytetarë të komunave të caktuara, pavarësisht orientimeve të tyre politike e kulturore, në mënyrë që të krijohen mundësi të shpalosjes së Vizionit politik e qeverisës të AAK-së për komunat respektive.
I para komunë, ku ka filluar zbatimi i këtij projekti, ka qenë komuna e Podujevës, ky Kryetari Haradinaj, me bashkëpunëtorë nga kryesia qëndrore dhe me drejtues lokalë të AAK-së, në Podujevë, në krye me Fatmir Humollin, kanë zhvilluar një sër takimesh me qytetarë, me grupe të interesit, me studentë, me përfaqësues fetarë si dhe me afaristë të kësaj komune.