AAK: Evropa të na ndihmojë të jemi pjesë e saj
Prishtinë, 9 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmes një komunikate për media shpreh brengosjen e saj në lidhje me kushtet për liberalizim të vizave.
Në Ditën e Evropës, që sigurisht është një ditë e shënuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, skemi si të mos shprehemi të pakënaqur me trended zhvillimore që janë parakusht i anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE.
Fakti që Kosova, është e fundit në rrugëtimin e saj drejt Evropës së Bashkuar, e pamundëson çdo lloj egzaltimi, edhe për rekomandimin e fundit për liberalizimin e vizave.
Sot për sot, të vetmit faktorë të rëndësishëm në këtë rrugëtim, kanë mbetur vlerat evropiane dhe përcaktimi i palëkundur propërendimimor i qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që punët e shtëpisë janë në shpërputhje me këtë përcaktim.
Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe sundimi i rendit dhe ligjit, mbeten dy sfidat krysore për institucionet e vendit.
Qytetarët e Kosovës, meritojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë me të gjithë popujt tjerë evropianë, dhe ata nuk mund të penalizohen për shkak të qeverisjeve të papërgjegjshme.
Evropa nuk duhet që vetëm të na paraqesë kushte për anëtarësim, por edhe të na ndihmojë në realizimin e këtyre kushteve. Rruga jonë drejt anëtarësimit të plotë mund të jetë e gjatë, por ajo është e paalternativë!, thuhet në komunikatën e AAK-së.