AAK edhe e vetme do të kundërshtoj demarkacionin dhe Asociacionin
Prishtinë, 11 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar të vazhdojë e vetme rrugëtimin drejt kundërshtimit të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kështu ka thënë në një intervistë për Kohën Ditore, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sipas të cilit organizimi i protestave nuk mund të mbetet peng i vullnetit të një partia.
Haradinaj ka pranuar se ka ftohje të marrëdhënieve me lëvizjen Vetëvendosje që prej anulimit të protestës më 25 mars.
Shkak janë bërë dallimet e thella për mënyrën e bashkëpunimit të mëtejmë.
Aleanca i ka ofruar Vetëvendosjes të zgjedhë mandatarin apo bartësin e listës. Vetëvendosjes i ka takuar të zgjedhë, e kemi ndarë dhe ka qenë opsionale.\"
\"Aleanca nuk insiston dhe nuk është prioritet i imi të jem kryetar i Qeverisë. E kemi menduar më të rëndësishëm ndryshimin sesa postin, mirëpo Aleanca nuk është e gatshme të hyjë në një organizim formal politik, ku e dorëzojmë vizionin tonë në Vetëvendosje pse në ndonjë subjekt tjetër, pra nuk e parashohim formimin e një partie të re politike, ka thënë Haradinaj.
/Koha Ditore/