AAK e thërret në interpelancë Kryeministrin Mustafa
Prishtinë, 9 dhjetor - Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe ka thirrur në interpelancë Kryeministrin Mustafa.
Interpelanca ka të bëjë me ndërtimin e murit përbri Lumit Ibër. AAK do të kërkojë përgjegjësi të drejtpërdrejt nga ata që kanë qenë të përfshirë në këtë projekt, duke mos përjashtuar as vetë Kryeministrin Mustafa, si dhe Ministren për Dialog, Edita Tahiri.