19 Maj 2024

AAK e pakënaqur me trajtimin e Shalës

Prishtinë, 4 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është e kënaqur me trajtimin që kryeministri Hashim Thaçi po i bën koordinatorit të dialogut politik, Blerim Shala.

“Nuk mjafton vetëm udhëtimi në Bruksel dhe kaq. Ne dëshirojmë të jemi brenda takimit. Kemi marrë përgjegjësi dhe duam të dimë gjithçka që ndodh rreth këtij procesi”, ka thënë një zyrtar i lartë i kësaj partie, të dielën për “Tribunën”.

Shqetësimet e para të Aleancës kanë ardhur edhe gjatë debatit të së premtes në Kuvend, kur deputet të kësaj partie ia kanë përkujtuar kryeministrit Thaçi se AAK-ja është pjesë e dialogut me Serbinë.

Nënkryetari, Blerim Shala, muaj më parë ishte emëruar nga presidentja Atifete Jahajga në pozitën e koordinatorit. Që nga ajo kohë, ai nuk ka marrë pjesë në të gjitha takimet që kryeministri i ka zhvilluar në Bruksel me homologun serb, Ivica Dacic. Kjo e ka shtyrë AAK-në që të reagojë.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani, ka thënë se AAK-ja ka vërejtje te protokolli pasi jo çdoherë ka përfshirë në takime edhe përfaqësuesin e saj.

“Kërkojmë të jemi në secilën etapë të procesit të dialogut pa asnjë shkëputje. Përndryshe nuk mund të marrin përgjegjësi në ato pjesë ku nuk jemi të pranishëm”, ka thënë ai. Ramadani ka sqaruar se Shala është përfaqësuesi i saj në dialog, prandaj, sipas tij, kërkohet përgjegjësi.

“Duhet të sqarojmë se ne nuk e përkrahim Qeverinë në bisedime. Ne jemi të inkuadruar vetë në këtë proces, andaj duhet të jemi të pranishëm në secilën fazë të këtij dialogu”, ka deklaruar Ramadani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)